Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka pranuar rezultatin e zgjrdhjeve të 14 majit ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 bashki por paralajmëroi për një aksion opozitar përmes këshillave bashkiakë.
Pas takimit që zhvilloi sot me Sali Berishën, ai tha se do të publikohen fakte të reja tronditëse që do të dokumentojnë se si kryeministri Edi Rama shkatërroi procesin zgjedhor.
Sakaq ai shtoi se “gomerët” që Rama imponoi si kryebashkiak nuk do të mund të vjedhin të qetë, siç kanë bërë këto 4 vite.
Meta: Cdo orë dhe minutë fakte të reja tronditëse do të dokumentohen se si mafia nen komanden e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor. I gjithë ky shkatërrim, i tjetërsimit të votës së lirë të qytetarve do të zhvillohet edhe procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar në emër të mbrojtjes së lirë. Ju e dini shumë mirë se nga ky tjetërsim me porosi të Edi Ramës, nën mbrojtjen e policisë në shumë qarqe. Gomerët që u imponoi Edi Rama aqytetarve si krebashkia nuk do të vjedhin të qebtë suc bënë në 4 vite. Përshkallëzimi i opozitës me këshillin bashkiak.
Nuk ekziston asnjë krahasim mes atij që i fali pushtetin vendor Edi Ramës për 4 vite, me atë luftë dhe përpjekje që u bë për të rikthyer pluralizmin në këtë vend. Nuk ka dorëzim dhe kapitullim përpara mafies shtetërore, përpara narkoshtetit dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.
Në radhë të parë në rendin e ditës është dokumentimi i masakrës zgjedhore, kontestimi ligjor, dhe njëkohësisht përgatitja për të nisur transparencën në çdo këshill bashkiak.