Të nderuar motra dhe vëllezër të Malësisë së Madhe!
Dua t’iu falenderoj për qetësinë e treguar gjatë këtij muaji dhe këtyre ditëve jo të lehta për të gjithë ne.
Vullneti i lirë i votës është vlera më e madhe e demokracisë së çdo populli të zhvilluar dhe shpresoj që kjo e drejtë të jetë respektuar ashtu siç duhet.
Unë si deputet i zgjedhur i Malësisë së Madhe do vazhdoj të jem zëri juaj, avokati i çdo dite dhe kërkues për çdo të mirë që duhet të ketë ky vend. Humbëm një sfidë, por jo një betejë.
Uroj me zemër më të mirën për të gjithë!
Ramadan Likaj