Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë deklaratën e tij, tashmë rutinë çdo mesditë, ku edhe njëherë tjetër ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes pas humbjes së zgjedhjeve të së dielës.

Berisha tha se do të jepte dorëheqjen në çdo rast kur do të humbiste zgjedhje të lira, siç bëri në vitin 2013, por në rastin e zgjedhjeve të 14 Majit, ato sipas tij janë të manipuluara.

Statuti i Rithemelimit e parashikon që në rast se humben zgjedhjet lokale, emri i kryetarit të kalojë në votëbesim, por mbetet për tu parë nëse ky është rasti që të ndodhë, në një kohë që Berisha iu qëndron  akuzave për manipulimin e zgjedhjeve.

Morët 1 milionë vota kundër, dhatë dorëheqjen. Morët rezultatet më të këqija. A nuk mendoni se shqiptarët janë lodhur? 

Berisha: Këto janë tezat të atyre që duan të justifikojnë dhunimin e votës, nëse doni të bëni një analizë s’dua të futem në të gjitha aspektet. Cdo lloj parimi dhe ligji, PD, forca kryesore u fut në zgjedhje pa logo. Pa asnjë financim, çfarë synimi kishin, zhdukjen. Është në nderin e atyre 500 mijë qytetarëve që u ngritën mbi to dhe thanë që jemi këtu.

Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme, opozita sot është në këmbë, e vendosur të qëndrojë më fuqishëm se kurrë. Përpjekja për asgjesimin mori dështimin. Kemi një statut në parti, se ka njerëz që keqkuptojnë. Përdorin dy lloj mashtrimesh.

Statuti ka dy gjera të qarta, ai statut do zbatohet pikë për pikë. Unë kam bërë një betim në vitin 1991, ka qënë që zgjedhjet e para të lira që do humbas do largohem nga politika. Ka qenë betim, dhe do i qendroj, në rastin e parë që ka ndodhur thashë ‘good bye’.

Të harrojë kush se unë mund të tërhiqem, veçse nga vota e demokratëve, asnjë presion, përkundrazi, vetëm sa më shtojnë motivet, se shof se lufta për shqiptarë duhet bërë më shumë./Faxweb.al