Sa herë dikush humbet zgjedhjet, nuk e ka pranuar. Çështje sedre apo ndërgjegje, por tradita vazhdoi edhe pas 14 majit. Në Shkodër u harrua qytetaria e fushatës. Bardh Spahia i pat shtrënguar dorën Benet Becit, por kur rezultati u mor vesh, ai i uroi fituesit, më të keqen
“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta.”
Një tjetër kandidat i Sali Berishes, që nuk e përtypi dot humbjen ishte Luçiano Boçi.
“E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod. Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të!”
Por 14 maji për herë të parë solli edhe një fytyrë tjetër. Jo vetem të pranimit të rezultatit, por edhe të urimit për kundërshtarin fitues.
Ndrec Dedaj kryebashkiaku i Mirditës, pranoi i pari humbjen dhe uroi kundershtarin:
Redian Krali në Kavajë të hënën përqafoi rivalin e tij fitues duke marrë duatrokitje.
Por edhe në krahun e Berishës, pati nga ata që e pranuan humbjen, dhe përshndetën fituesin.
Zgjedhjet janë një garë. Ti humbësh ato nuk është fundi i botës. 14 maji dhë një shembull tjetër, të qytetarisë të atyre majtas, por dhe djathtas që nuk fituan, dhe as nuk protestuan, as nuk dhunuan dhe as nuk kërcënuan. Ashtu si shefat e tyre politikë bëjnë prej 30 vjetesh.