I dëshpëruar nga humbja që e pret në 14 Maj nga vota masive e shkodranëve, Edi Rama nuk di t’i ndahet GëNJESHTRëS. E bëri këtë edhe në ditën e fundit të fushatës, ndërsa kishte hapur arkivat për të gjetur pamje të vjetra të Shkodrës dhe për t’ja u shitur shkodranëve e shqiptarëve si realiteti i sotëm.
Në mënyrën më të turpshme kandidati i tij për Shkodrën, deputetët dhe ato pak rilindas që kishte nga ky qytet, pasi të tjerët i kishte importuar nga bashkitë e tjera, buzëqeshnin dhe bënin sehir me formën e shëmtuar se si e reklamon qytetin e tyre kryeministri GëNJESHTAR.
Edi Rama gabon rëndë kur mendon se me të tilla manovra mund ta mposhtë qytetarinë shkodrane dhe krenarinë legjitime që ka secili prej nesh për Shkodrën. Përgjigjen do ta marrë në 14 Maj, atëherë kur shkodranët do ta refuzojnë masivisht atë dhe kandidatin e tij.