30 ditë intensive! Jam takuar me secilin prej jush. Një udhëtim magjik, kemi parë sy më sy njëri- tjetrin duke pranuar vlerësimet, këshillat dhe kritikat!

Me zemër dua të shpreh mirënjohjen time për çdo të moshuar, që kuptoi, pranoi dhe mbështeti vizionin tim! Dua të falenderoj çdo burrë e grua të Bashkisë Vau Dejës! Përulem përpara të rinjve, ata që u bënë motorri dhe energjia e kësaj fushate! Shkëmbyem shumë nga njëri- tjetri, e sot bashkë premtojmë të nisim një tjetër rrugëtim, me përgjegjësi, përulje dhe shërbim ndaj secilit banor! Përulem perpara Bushatit, Hajmelit, Vig-Mnelës, Temalit, Shllakut, Vau Dejës????!

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga heshtja zgjedhore, dua të bëj një thirrje të fundit! -Për ty që dëshiron të jetosh i qetë, për ty që ke nevojë të kesh një Kryebashkiak që të dëgjon, të mbështet, të ndihmon!

Për ty që deri dje nuk munde as të punosh e as të jetosh në paqe, për ty që rruga nuk u asfaltua në 30 vite, që toka ende nuk vaditet sepse kanalet mungojnë, që uji i pijshëm nuk të vjen edhe pse fondet iu morën disa herë, për ty që përtej së majtës dhe së djathtës sheh individin, sheh vizionin, sheh rininë dhe vrullin e energjisë për të punuar e jetuar në Vau Dejës! Unë kërkoj mbështetjen tënde! Kërkoj votën tënde për ta shpërblyer me punë, përulje dhe shërbim! Më 14 maj dil dhe voto! Voto për vete, për të tashmen dhe për të ardhmen!