Pata kënaqësinë që takimi i paradites sot me qytetarë shkodranë, të ishte me përfaqësues të Forumit Shkodran.
Ky bashkim vullnetar, tregon më së mirë përgjegjësinë qytetare të anëtarëve të tij, të cilët përtej cdo ndikimi politik, janë bërë bashkë nga dashuria për Shkodrën, nevoja për të komunikuar me njëri-tjetrin e për të ndërmarrë nisa në mbrojtje të kulturës e trashëgimisë në qytet.
Shumë interesante biseda me ta e padiskutim me shumë vlerë mundësia për të ndërtuar ura komunikimi, që institucionit të bashkisë mund e duhet t’I bëjnë oponencën racionale në të mirë të qytetit dhe zhvillimit të tij. Faleminderit shumë për idetë, mundësinë dhe shijen e mirë që më la ky takim!