Të dashur bashkëqytetarët e mi!
Në më shumë se një muaj fushatë e mbushur me takime e tubime të shumta në secilën lagje të qytetit dhe njësi administrative kemi prezantuar programin tonë zhvillimor për Shkodrën kryeqëndër jo vetëm të veriut të Shqipërisë.
Ju jam thellësisht mirënjohës për çdo takim e diskutim, për çdo shtrëngim duarsh dhe përqafim. Ju dhe unë e dimë që dinjiteti shkodran nuk shitet e nuk blihet. Inteligjenca shkodrane nuk mashtrohet nga propaganda dhe fasadat. Shkodranët gjithmonë kanë vendosur vetë për fatin e tyre dhe të Shkodrës dhe shpesh edhe të Shqipërisë. Jam i bindur që do ta bëni përsëri edhe të dielën.
Në 14 Maj kemi një zgjedhje të rëndësishme për të bërë. Ose t’ia dorëzojmë Shkodrën Edi Ramës dhe krimit, ose të vazhdojmë së bashku, që Shkodra të shkëlqejë përmes punës dhe me dinjitet. Ju ftoj të marrim pjesë masivisht në votime për të treguar me votë dashurinë për Shkodrën dhe respektin për veten! Çdo votë vlen!
Dyert e bashkisë tonë do të jenë si gjithmonë të hapura dhe transparente. Le ta kthejmë 14 Majin në një manifest të demokracisë siç Shkodra e meriton dhe siç ka ditur gjithmonë ta bëjë. Ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve dhe ju ftoj të bëhemi bashkë pas fitores për të festuar me kulturën dhe krenarinë karakteristike të Shkodrës tonë të dashur.
Fitore✌
#votoBardhSpahia2
#votobashkëfitojmë1