Pse Shkodra do të votojë për Bardh Spahinë me 14 maj 2023:

– Sepse Edi Rama është armiku i Veriut të Shqiperisë, ai i urren veriorët njesoj si miku i tij Vuçiç- kosovarët dhe kjo për shkodranët është e kjartë si drita e diellit.
– Sepse Edi Rama e urren 2- fish Shkodrën, sepse është kryeqendra e Veriut, por edhe pse është bastioni i pamposhtur i të djathtës, porta e hyrjes së kulturës perëndimore në Shqipëri prej shekujsh.
– Për këto arsye ai urren njëlloj si demokratët shkodranë edhe socialistët shkodranë. Dhe socialistët si shkodranë, e kanë kuptuar këtë.
– Sepse e gjithë fushata elektorale e ER në Shkodër, është përqëndruar, duke përdorur çdo mjet të ligjshëm e të paligjshëm, për të marrë Shkodrën, jo per ta ndihmuar atë, por për ta poshtëruar.
– Sepse ER, 10 vjet kryeminister nuk ka bërë asnjë investim në Shkodër ose per Shkodrën, por vetëm e ka vjedhur atë.
– Sepse ER, që ka arkëtuar rregullisht taksën kryesore kombëtare, TVSH-në, nga qytetarët e Shkodrës, nuk e ka përdorur atë në favor të tyre, por e ka vjedhur ose e ka investuar në jug të Shqipërisë.
– Sepse ER nuk ka hapur asnjë vend pune në Shkoder, por përkundrazi, ka larguar shumë institucione nga Shkodra, duke shkurtuar vende pune, duke larguar shërbimet për shkodranët.
– Sepse ER nuk i kompensoi asnjëherë shkodranët, për përmbytjet e shkaktuara nga shkarkimet e hidrocentraleve.
– Sepse ER do që t’i marrë ujesjellësin shkodranëve e, jo vetëm të pushojë nga puna punonjësit e tij e t`i zëvendësojë me patronazhistë, por t`i marrë njëkohësisht Bashkisë Shkodër edhe taksat lokale, që paguhen në faturën e ujit, duke e kthyer bashkinë në një zyrë në shërbim të qeverisë së tij .
– Sepse Benet Beci, sa ishte në krye te FSHZH-së me Partinë Socialiste, nuk miratoi asnjë investim per Shkodren, duke zbatuar urdhërat e ER.
– Sepse Benet Beci sa kohe ishte deputet në Parlament e në Komisionin e Ekonomisë nuk foli e nuk votoi asnjëherë në favor të investimeve në Shkodër. ( Une personalisht jam anëtare e Komisionit të Ekonomisë e jam dëshmitare për këtë).
– Sepse ER vetëm gënjen, mashtron dhe as nuk i shkon ndërmend të bëjne diçka për Shkodrën. Ai asnjëhere nuk e ka pranuar, që duhet t`i ktheje borxhin Shkodrës për vjedhjen pafund, të taksave të paguara nga shkodranët për 10 vjet. Dëshira e tij e vetme është ta poshtërojë Shkodrën e të tallet me shkodranët, edhe ata socialistë.
– Por kjo nuk ka për të ndodhë!
– Shkodra ka patur shumë pushtues, sepse ka qenë gjithmonë e lakmueshme, por pushtuesi më i keq do të jetë ER, sepse të gjithë pushtuesit e kanë vlerësuar Shkodrën, ndërsa ER nuk vlerëson e respekton askend.
Suksese Bardh Spahisë, Shkodrës e shkodranëve me 14 maj 2023