Është përherë kenaqësi të takohesh me banorët e fshatit Ashtë. Një zonë e cila si bazë të saj ka bujqësinë, por ashtu si edhe zona të tjera të bashkisë tonë po vuan plagën e rëndë të emigracionit.
Mungesa e vëmëndjes ndaj kësaj zone ka bërë që gjatë katër viteve të fundit shumë të rinj të braktisin këtë fshat.
Por pas datës 14 Maj, rikthimi i besimit tek bashkia Vau Dejës, mbështetja ndaj fermerëve dhe në mënyrë të veçantë angazhimi i administratës tonë për regjistrimin e pronës janë vetëm disa nga prioritetet e punës tonë të përbashkët.