Në familjen Zeneli në lagjën “Bahçallek” e cila prej vitesh ka ndërmarrë një sipërmarrje për tu përgëzuar. Hilmia dhe Shefqeti kanë investuar në ndërtimin e serave për prodhimin e rukolës si dhe disa prodhimeve të tjera bujqësore. Ja kanë dalë të vetëm, pa asnjë ndihmë nga shteti por madje të dëmtuar disa herë prej tij në këto vite.
Ndërsa flasin plot pasion për punën që bëjnë, më njohën me sfidat që përballen si konkurenca e pandershme, mungesa e subvencioneve, përmbytjet dhe dëmshpërblimet e pa marra.
I garantova se në programin tim 4 vjeçar bujqësia është një prej sektorëve që ka vemendjen kryesore, ndërsa tek Bashkia Shkodër do të kenë gjithmonë një derë të hapur dhe mbështetje për çdo gjë që i takon pushtetit vendor. Bashkë Fitojmë ✌