Rikualifikimi i zonës së tregut Zdrale (Rruga Hamz Kazazi – Elvia Çelebiu) është një nga projekt propozimet e Bashkisë Shkodër, i paraqitur që në 2017 dhe i ri-aplikuar pranë Fondit Shqiptar (Rilindas) të Zhvillimit në 2023, me nr. Prot 453 datë 12.1.2023.

Si një nga lagjet karakteristike të Shkodrës, por edhe qendër e zhvillimit të aktivitetit tregtar, me shtëpi me arkitekturë karakteristike të fillimit të viteve 1900, projekt propozimi parashikon rikualfikimin dhe zhvillimin urban të zonës përmes ndërhyrjes në:

 Rikualifikimin dhe zhvillimin urban të zonës
 Përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme
 Rikualifikim dhe unifikim të fasadave kompozuese
 Promovimin e identitetit tregtar të tregut dhe të qytetit të Shkodrës në tërësi

Me një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik, rritjen e vlerës së pronave për zonën dhe rritje të numrit të vizitorëve.

Projekt propozimi ka një vlerë të parashikuar investimi prej rreth 2 milion Eurosh dhe është normale që me të ardhurat e bashkisë Shkodër dhe nevojën e të gjithë territorit për investime të jetë e pamundur investimi me të ardhurat e saj. Duke marrë parasysh që në këtë zonë ushtrojnë aktivitetin tregtar mbi 300 biznese të vogla e të mesme, të cilët paguajnë taksa dhe detyrime ndaj qeverisë, a është e drejtë që kësaj zone t’i kthehet nga qeveria një pjesë e këtij kontributi në investim për rikualifikim të zonës?

Prandaj i është kërkuar mosqeverisjes Rama që të investohet në këtë zonë ashtu siç është bërë në bulevardet e Fierit, në pazarin e Korçës, në Vlorë etj. Apo siç është rikualifikuar qëndra e Belshit, Ballshit, Patosit, Koplikut, Pukës etj. ku numri i bizneseve dhe të vetpunsuarve nuk e kalon 50…