Programin tonë të përbashkët e kemi diskutuar derë më derë, lagje më lagje, fshat më fshat. Ky është modeli, që ne duam të përcjellim tek të gjithë banorët e Bashkisë Vau Dejës duke qëne afër e duke komunikuar me ta. I tillë ishte edhe takimi me banorët e lagjes Skarramane, në fshatin Nënshat.
Një lagje e lënë në harresë, pa rrugë dhe pa ujë të pishëm, pa infrastrukturën e duhur dhe pa shërbime, duke detyruar banorët e kësaj lagjeje që të braktisin zonën.
Në katër vitet e ardhshme, kjo zonë do të ketë një prioritet të veçantë, jo vetëm në zbutjen e varfërisë por në ndërhyrjet emergjente që ne bashkarisht do të realizojmë për ujësjellësin e kësaj zonë dhe rikonstruksionin e rrugëve të kësaj lagjeje në fshatin Nënshat.
#VotoZefHila#14MajVotoNdryshimin