Takimi me banorët e Barbullushit, është një moment i veçantë, janë banorë, të cilët nuk e kanë braktisur asnjëherë ndjenjën e lirisë, nuk braktisën për asnjë moment vlerat e demokracisë dhe pluralizmit politik!

Gjatë bashkëbisedimit me ta, në pritjen entuziaste që më ofruan, si bir i kësaj zone, ne bashkarisht evidentuam nevojën për të kthyer bashkinë tek qytetarët, duke ofruar shërbime per ta!

Për katër vite, ky fshat ka marrë zero investime, edhe pse është një nga zonat që kontribuon me të ardhurat më të mëdha për taksat që paguajnë pranë Bashkisë Vau Dejës.

Investimet në infrastrukturë, në kanalet kulluese dhe vaditëse, në arsim dhe shëndetësi do të jenë shtylla të programit tonë të përbashkët pas 14 Majit, kur bashkia do duhet t’i kthehet qytetarëve të saj!

#Bashkëmundemi

#BashkëFitojmë

#Votonumrin3

#VotoZefHila#14MajVotoNdryshimin