Policia e Shtetit njofton se është arrestuar në Marok Ruben Saraiva, vrasësi i dyshuar i Ardian Nikulajt.
Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të shtetasit portugez R. R. S., 28 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin të para pak ditëve, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me autoritetet marokene, po punon për të bërë të mundur ekstradimin e 28-vjeçarit, drejt Shqipërisë.
Ndërkohë, vijon intensivisht puna kërkimore në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.
Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19-prillit brenda lokalit të tij në vijën e parë të bregdetit të Shëngjinit.
Policia shqiptare ka njoftuar se 4 prej autorëve të dyshuar si të implikuar në vrasjen e biznesmenit janë arrestuar në Londër.
Pas ndalimit të Saraivas në kërkim është edhe nje shtetas tjetër britanik Harry Simpson.
Nd9rkaq në londër po zhvillohet një proces gjyqësor për ekstradimin e të ndaluarve.
/ rtsh.al /