Mungesa e vëmëndjes nga qeverisja vendore po bën që edhe Vig Mnela, kjo Njësi Administrative e Bashkisë Vau Dejës të braktiset!
Në këtë zonë nuk dallohet dora e pushtetit vendor, dhe është lënë në harresë dhe pa asnjë mbështetje, vitet e fundit!
Gjatë takimit me banorët e kësaj zone, vendosëm prioritetet për katër vitet e ardhshme, duke filluar me rrugën kryesore, ndërtimin e një parku për fëmijët, por në mënyrë të veçantë zbutjen e varfërisë dhe problemet sociale të trashëguara në vite.
Vig Mnela do të jetë në vëmëndjen tonë për katër vitet e ardhshme, duke kthyer shërbimet dhe bashkinë tek qytetarët e saj!