Kryetari i PSD Tom Doshi zhvilloi një sërë takimesh në bashkinë Vau Dejës, bashki në të cilën sipas tij kudo fitorja është më e sigurtë se asnjëherë. Ndalesa e parë ishte njësia Hajmel.
Kandidati i PS për bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli tha se premtimet do t’i mbajë ndërsa mori edhe mbështetjen e kryebashkiakut aktual Mark Babani.
Demokratët e Hajmelit u shprehën se vota e tyre do të jetë për PSD-në dhe Shkrelin pasi PD i ka zhgënjyer për vite me radhë në Vau Dejës.
Takimi i dytë u zhvillua në Vig Mnelë, zonë nga e cila për PSD nis fitorja tha Doshi.
Kandidati socialist për bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli tha se me mbështetjen e PSD fitorja është e sigurtë. Edhe në Vig Mnelë demokratët tregojnë se janë mashtruar nga PD dhe se tashmë vota e tyre do jetë për PSD dhe kandidatin Shkreli.
Kosmaçi, i kthyer në një bastion për PSD-në në çdo palë zgjedhje ishte takimi përmbyllës i Doshit i cili përpara të rinjve dhe banorëve tha se PSD do të arrijë të marrë 12 këshilltarë.
Kandidati i PS për Vau Dejësin Shkreli u shpreh se dera e bashkisë pas 14 majit do jetë e hapur. Banorët e Kosmaçit treguan se Tom Doshi është rruga e duhur për shkak të premtimeve dhe humanizmit ndaj vota e tyre do shkojë për PSD-në. Partia Social Demokrate tashmë ka vënë baza të sigurta për të vijuar si forcë e parë politike në Vau Dejës, gjë që pritet të dëshmohet edhe në zgjedhjet e 14 majit.