Zona e Thethit në Shkodër, është një nga destinacionet më të vizituara nga turistët, por gjithashtu është zona më e harruar nga shteti dhe sidomos nga OSHEE. Kjo zonë, prej vitesh vuan nga mungesa e energjisë elektrike.
Pronarët e hoteleve dhe bujtinave në atë zonë, ankohen gjithmonë, se kanë mungesë të energjisë elektrike dhe kështu nuk mund të presin me kushtet e duhura turistët e shumtë që vijnë.
Mbrëmjen e sotme, dy turistë francezë kanë bërë një video ku ankohen për energjinë elektrike. Ata shprehen se mikëpritja nga bizneset dhe banorët e zonës është e mrekullueshme, por kushtet janë skandaloze.
Ata thonë se është e turpshme që të qëndrosh me qiri në vitin 2023. Gjithashtu bëjnë thirrje që të ndërhyet dhe të bëhet diçka për atë zonë.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fjoqvideos%2Fvideos%2F1703530836766230%2F&show_text=false&width=381&t=0