E mbrëmshmja ishte një nga netët më të veçanta dhe që do të mbahet mend gjatë nga publiku i Shkodrës. Përjetuam një natë magjike nën interpretimin e formacionit të Orkestrës Simfonike të Shkodrës dhe artistit Dren Abazi, në një nga koncertet më unike që është realizuar ndonjëherë në Shqipëri. Mbi 90 artistë në një skenë të hapur dhe një publik që kishte tejmbushur sheshin përpara Bashkisë Shkodër, dëshmuan edhe njëherë tjetër se arti dhe kultura në qytetin tonë i kanë rrënjët e forta dhe që aq bukur tradita ju trashëgohet brezave.

Faleminderit artistëve dhe publikut të dashur për magjinë e kësaj nate!