Mjeda ka qënë ndalesa e radhës e kandidatit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zef Hila në bashkinë Vau Dejës. Gjatë këtij takimi ai ka marrë mbështetjen e banorëve të kësaj zone
Në fjalën e tij kandidati Zef Hila u shpreh se Mjeda është një zonë me probleme të shumta, por ai deklaroi se këto probleme do të marrin zgjidhje pas datës 14 Maj duke besuar ne programin e përbashkët me banorët
Ndërhyrjet në infrastrukturë në të gjithë lagjet e Mjedës, mbështetje për fermerët me specialistë të fushës, pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse një detyrë e pushtetit vendorë, investimi për qëndrën shëndetësore dhe hapja e kopështit me drekë janë vetëm disa prej prioriteteve në programin e kandidatit Zef Hila për Mjedën.