Mesazhi i Mjeshtre e Madhe Mukades Çanga

Unë quhem Mukades Çanga, kangtare e muzikës popullore. Gjithë jetën s’i jam largu Shkodrës, shetita gjithkah po si Shkodrën ma të bukur s’e gjeta kerkund. A ta them me kangë? Kam rrit shtatin tek ti Shkodër, ku Rozafën e kam motër, emrin tand e freskojnë lulet, para teje hana ulet.

Po Shkodrën e du si vetë kanga popullore, që asht me lule, me dashni, ashtu e du edhe Shkodrën. I baj thirrje gjithë shkodranëve, këto votime janë për Shkodrën, janë për ma të mirën e Shkodrës.