Finalja e madhe e “Big Brother VIP 2” ishte një natë me plot emocione, ndërsa qytetarët e Shkodrës vendosën ta festonin në një mënyrë të veçantë fitoren e Luiz Ejlli.
Ata pritën me padurim deri në orët e para të mëngjesit shpalljen e fituesit, e më pas kanë marrë makinat duke lëvizur në rrugët e qytetit.
Programi që theu rekorde shikueshmërie ofroi një natë plot me emocione dhe surpriza, jo vetëm për banorët por edhe ata që e ndiqnin.
Prej më shumë se katër muajsh “BiG Brother VIP” u bë pjesë e të gjitha familjeve shqiptare, teksa nuk kanë munguar as momentet e mbështetjes për konkurrentët.
Top Channel