Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Shkodër. Benet Beci në një intervistë për Euronews Albania iu përgjigj akuzave të rivalit të tij demokrat për mungesë programi.
Beci tha se programi i tij është një plan konkret pune, fryt i eksperiencës mbi 15 vjet në transformimin e qyteteve.
“Shkuarja në çdo rrugë dhe rrugicë ku njerëzit tregojnë problemet e tyre është si fillimi i punës, jo kërkesë e votës. Programi im është fryt i eksperiencës mbi 15 vjet në transformimin e qyteteve. Është një plan pune për një gjë që di ta bëj se e kam bërë gjithmonë. Në artikulimin tim unë nuk kam artikulim politik se Shkodra është lodhur së qeni arenë politike. Beteja është mes zhvillimit dhe moszhvillimit. Ajo që ka përfunduar sot në Shkodër është mospërqasja drejt zhvillimit dhe fokusomi në diskutimin për betejën dhe ankesat”, tha Beci.