Takimi me banorët e Melgushës, është përherë kënaqësi! Folëm e evidentuam, prioritetet e kësaj zonë për katër vitet e ardhshme, dhe nevojat më emergjente të këtij fshati.

Infrastruktura ngelet kryefjalë edhe në këtë fshat të Bashkisë Vau Dejës, dhe i garantova banorët se mbështetja e bashkisë Vau Dejës ndaj banorëve do të jetë e plotë, jo vetëm në shërbimin ndaj qytetarëve, që është një detyrim i institucionit te bashkisë, por edhe asistencën teknike në aplikimin për mbështetje, në bujqësi me grante publike dhe investime nga donatorë vendas e të huaj.