Ndërsa zgjedhjet lokale në Shqipëri pritet të mbahen më 14 maj të këtij viti, në mese të ndryshme shoqërore veç ka filluar të shtrohen pyetjet: se për kë duhet të votohet? Ose kush është kandidati që meriton të mbështetet? Këto së fundmi duket se i janë shtruar edhe myftiut të Shkodrës, hoxhë Muhamed B. Sytari, shkruan Fol Drejt.
Sytari i është drejtuar opinionit publik nëpërmjet një videoje, duke ua kujtuar cilësitë të cilat duhet t’i përmbajë një kandidat, i cili e meriton votën e qytetarëve.

Në kanalin e tij zyrtar në Youtobe, ai e ka shoqëruar video-adresimin me një titull të këtillë: Ky është kandidati im i preferuar!