Fillimi > Metropol
Luizi apo Kristi? Shpallet fituesi i “Big Brother Vip Albania”, ja kush triumfoi pas 133 ditësh izolim
07 Maj, 2023 01:50
Bigggg
Madhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play

Pas 133 ditësh izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, është shpallur orët e para të mëngjesit të kësaj të diele fituesi i “Big Brother Vip Albania 2”.

Pas një nate të gjatë, fitoren e ka rrëmbyer Luizi.

Dy finalistët e fundit mbetën Luizi dhe Kristi, ndërsa e para që u eleminuar ishte Dea e më pas Efi.

Emocionet ishin të forta për fituesin, ndërsa brohorimet dhe duartrokitjet kanë qenë të zjarrta edhe nga studio.

Ndërkohë pak momente para shpalljes së fituesit, Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë e tyre, duke u martuar zyrtarisht.