Kryetari i Bashkisë Shkodër z.Bardh Spahia vlerësoi me çertifikatën e Mirënjohjes dy misione të Kishës Katolike, Urdhërin “Apostullet e Zemrës së Shenjtë të JEZUSIT” si dhe Urdhërin Bashkësia e motrave “Udha Shpirtërore”.
Ky vlerësim ju dha për kontributin e palodhur në ndihmën ndaj të sëmurëve me asistencë mjekësore e medikamente dhe në arsimimin e të rinjve të komunitetit të Bashkisë Shkodër.
Prezenca e këtyre misionareve është e hershme në vendin tonë dhe në vitin 1964 pas ardhjes së komunizmit detyrohen të largohen nga Shqipëria. Me rënien e diktaturës, të thirrura nga Ati i Shenjtë PAPA GJON PALI II, rikthehen në Shqipëri. Kontributi i tyre në ato vite të vështira për Shqipërinë e sapo dalë nga regjimi ishte i madh dhe vijon edhe sot të jetë i tillë në këto sektor jetik, pranë familjeve në nevojë.