Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, duke nderuar parimet e lirisë së medias dhe të drejtat e gazetarëve për të punuar pa pengesa, Prezenca e OSBE-së njeh përpjekjet e komunitetit të medias dhe të institucioneve publike.

Prezenca nxit median publike dhe private të raportojë informacion të mbështetur te faktet, me rigorozitet dhe zell profesional dhe mbështet përpjekjet në ndihmë të medias së lirë, të pavarur dhe pluraliste.
Ndërsa u afrohemi zgjedhjeve vendore të 14 majit, ne njohim rëndësinë e madhe të medias si platformë e komunikimit dhe e informacionit rreth zhvillimeve zgjedhore, si edhe rolin e saj thelbësor në ndërtimin e shoqërive dhe institucioneve demokratike.

Mbështetja e gazetarisë së pavarur dhe e punonjësve të medias mbetet një përparësi në fokus të Prezencës së OSBE-së.