Personi në foton më poshtë është autori i vrasjes së Ardian Nikulajt. Ruben Saraiva, nga Portugalia zbrazi breshëri plumbash në drejtim të 51-vjeçarit, i cili ndërroi jetë në vend. ‘Klan news’ ka siguruar foton e autorit, i cili u porosit nga Edmond Haxhia për të vrarë Nikulajn.
Në organizimin dhe ekzekutimin e këtij atentati morën pjesë 6 persona. Shqiptari-britaniku Edmond Haxhia, 4 britanikët, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, si dhe portugezi, Ruben Saraiva.
SI NDODHI VRASJA?
Ardian Nikulaj, 50-vjeç, u vra me 7 plumb mesditën e 19 Prillit nga portugezi Ruben Saraiva. Ky person, u porosit dhe financua nga Edmond Haxhia për të kryer vrasjen e biznesmenit të njohur në zonë, i cili po konsumonte kafe brenda lokalit të tij.
Saraiva nuk ishte personi i vetëm i punësuar nga Haxhia. Ky i fundit kishte punësuar edhe 4 persona të tjerë, britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996. Ai ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh dhe është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme. Njërit prej britanikëve është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit, duke ia përcjellë të gjitha informacionet Saraivës. Motivi i vrasjes është gjakmarrja. Përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra./Dosja.al