
Qeveria është e vonuar për investimet në Shkodër. Kështu ka deklaruar kandidati i PS për kryetar bashkie Benet Beci.
Në Quo Vadis, ai tha se rrugët e Shkodrës duhet të ishin bërë shumë kohë më parë.
Edhe qeveria për rrugën duhet të kishte punuar më shpejt. Ka filluar por është vonë në rrugët e Shkodrës. Është e patolerueshme kjo vonesë në kohë. Është kthyer disa herë tenderi i rrugës së Lezhës etj. Rrugët e Shkodrës duhet të ishin bërë më parë.