Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Shkodër pak pas mesnate. Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në një lokal dhe është shpërthyer nga persona të paidentifikuar.

Deri më tani raportohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale pasi në momentin që ka ndodhur ngjarja, lokali ka qenë i mbyllur. Ende nuk dihet se në pronësi të kujt është lokali, person që si duket ka qenë synimi i autorëve.

Bazuar në rrethanat dhe kohën e shpërthimit të tritolit, mendohet se ngjarja ka qenë një mesazh për pronarin e lokalit, por arsyeja nuk dihet.