Infrastruktura ka qënë dhe do të vazhdojë të jetë një prej prioriteteve të programit tonë të punës.
Inspektova një prej ndërhyrjeve që kemi nisur pak muaj më parë dhe që po shkon drejt finalizimit, rikonstruksionin e rrugës së Mëndafshit.

Një transformim i plotë i saj dhe që i jep kësaj lagjeje një tjetër pamje, duke zgjidhur problematikat e rrjetit nëntokësor si dhe krijimin e standarteve të kërkuara për qarkullimin.

I gjithë territori i Bashkisë Shkodër do të ketë një rrjet modern infrastrukturor dhe plani ynë 4-vjeçar i ka të parashikuara të gjitha ndërhyrjet e duhura.