“Eja dhe ti”, ishte festa që të rinjtë e forumit rinor të partisë demokratike rajoni nr.4 organizuan në çelje të fushatës për zgjedhjet e 14 Majit, duke dëshmuar se rinia shkodrane mbështet kandidatit e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia dhe alternativën për Shkodrën. Përpara të rinjve dhe të rejave shkodranë, kandidati Spahia vlerësoi angazhimin që ato kanë dëshmuar, duke i vënë në shërbim të qytetit aftësitë dhe talentin e tyre.

Ashtu siç bëmë në këtë mandat jo të zakontë 1-vjeçar, edhe në 4 vitet në vazhdim dyert e bashkisë Shkodër do të jenë të hapura për bashkëpunime dhe për të thithur talentet e shumta që ka Shkodra, për të bërë së bashku projekte e punë që i japin qytetit zhvillimin që meriton theksoi Spahia.

Në 14 Maj rinia shkodrane do të votojë nr.2 Bardh Spahia dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë” për t’i dhënë Shkodrës zhvillimin, mirëqënien dhe progresin që i nevojitet.