Ështe një nga zonat me natyrën më të bukur dhe më të pasur në Bashkinë Vau Dejës, por vuan pasojën e harresës! Për 4 vite askush nuk u kujtua për fshatrat e Njësisë Administrative të Temalit.

Me banorët e fshatit Toplanë, biseduam afër për shumë problematika që ata kanë, duke nisur që nga rruga, mungesa e energjisë elektrike, mbështetja sociale, e të tjera shqetësime që janë të shumta.

Në këtë zonë do të ndërhyjmë me një plan emergjent, duke filluar me rrugën, komunikimin, linjat e energjisë elektrike si edhe mbështetje të plotë, ndaj atyre pak familjeve që ende nuk e kanë braktisur këtë zonë, për të plotësuar nevojat e tyre për të jetuar.