Nga Ervin Goci

Gjuha skllavopronare kudo ne hapesiren publike dhe KQZ kundron paqte fare therrtoren mbi interesin publik. Ne Shkoder u jepen projekte shkodraneve sa per t’u provokuar pak metabolizmin, dhe u thuhet po nuk na votuat neve t’i harroni projektet.

Shkodra ka patur 7 here me pak investime se Korça nga paret e qeverise qendrore; ekzekutim me dashje.

Tani u thuhet na votoni ne, se do t’ju bejme te lumtur, do gezoni dhe ju kapriçoze te pabindur nga te mirat e sullnatatit. Nga krahu tjeter, ndonje idiot, thote qe shkrodranet nuk votojne, se jane antikomunista. Çfare nivel talljeje!

Kur u themi qe perveç 3D-ve duhet folur ne nivel social per qytetin, asnje nuk te kupton, por duan te bien ne kurthin, kush e leshon mashtrimin me te madh – duke asgjesuar ndjeshmerine publike.
Çdo premtim i pabaze, qe eshte ç’proporcional, jo i nevojshem, fantastik, analgjezik dhe haluçinogjen, eshte thjesht demostrim i perçmimit dhe marredhenieve skllavo-pronare me qytetaret.
Vazhdoni konkuroni me mashtruesat profesioniste se do t’ja shihni hajrin.