Ky është Jonuz Delaj ndoshta i vetmi lahutar në zonën e Malësisë. Lahutën e ka mësuar që në vogëli ndërsa e ka të trashëguar ndër breza nga paraardhësit e tij.
Ndonëse ka vetëm 5 nota, me këtë instrument mund të luash melodi të ndryshme. Malësorët ndër shekuj e përdornin këtë vegël si për gëzime dhe për të vajtuar.
Nisma për ta përfshirë Lahutën në UNESCO e përlot të moshuarin. Këtë e cilëson një vlerësim për të gjithë lahutarët. Ndihet keq që ky instrument nuk mësohet nga të rinjtë.
Ministria e Kulturës ka nisur procedurat dhe po plotëson dokumentacionin për ta ruajtur Lahutën si pasuri të UNESCO-s.
Klan News