Për një ekonomi të forcuar bashkia do të punojë për Investime publike dhe private të shumëfishuara.Një grup i përqendruar i investimeve publike në territorin e Bashkisë me fonde të qeverisë , donatorëve e bashkisë.
Nxitja me çdo kusht e investimeve private për një ekonomi shumë më dinamike gjithashtu.Të gjitha këto ndërhyrje të propozuara jam i sigurtë se do ta bëjnë Shkodrën një destinacion turistik më të avancuar dhe bashkinë me rritjen më të shpejtë të turizmit në vend.
Do të krijojmë vende të reja tërheqëse pune dhe mundësi për biznese të reja. Shkodra do të jetë në rrugën qe i takon për të qenë, zemra ekonomike e rajonit. #shkodrapozitive #shkodraepara