Velipoja do të jetë një pikë e fortë e zhvillimit të turizmit në Bashkinë Shkodër dhe një promotore e zhvillimit ekonomik. Programi që kemi ndërtuar për 4 vitet në vazhdim i jep kësaj perle të Adriatikut vemendjen e duhur për ta kthyer në qendrën më të rëndësishme rajonale.
????Një terminal i ri autobusësh
????Tregu sezonal për fermerët
????Terrene sportive
????Rritje e cilësisë së shërbimeve të dedikuara për një turizëm cilësor
???? Rikualifikim i shesheve publike dhe përmirësim i infrastrukturës rrugore
????Shtim i frekuencave të pastrimit dhe ndriçim publik me sistemin LED
????Mirëmenaxhim i sipërfaqeve të plazhit dhe shezlonëve
Velipoja do të ketë investime në sistemin vaditës dhe kullues që i shërbejnë zhvillimit të bujqësisë, por edhe parandalimit të përmbytjeve, problematika që fatkeqësisht qeverisja qëndrore i ka shpërfillur. Alternativa jonë mbetet për Shkodrën e vetmja që e projekton kryeqendër të veriut dhe jo vetëm.