Ndahet nga jeta Dr. Skender Rrjolli…
Lajmin e ka bere te ditur Spitali Rajonal Shkoder permes nje postimi ne rrjetin social “Facebook” ku shkruan:
“Të trishtuar për ndarjen nga jeta të Dr. Skender Rrjolli, një mjek i përkushtuar e njeri i rrallë, që i dedikoi jetën kujdesit për pacientët e Shërbimit të Pneumologjisë. Organizues dhe themelues i këtij shërbimi ku shërbeu për më shumë se 40 vite, Dr. Skenderi gëzoi respektin dhe mirënjohjen e shumë pacientëve për përkushtimin e jashtëzakonshëm që ai kishte në përkujdesjen ditë-natë për luftën ndaj TBC.”