Në “Loro Boriçi”, Tirana fitoi 0-1 në transfertë me Vllazninë, teksa kampionët në fuqi të vendit “blindojnë” kreun e klasifikimit dhe i drejtohen titullit të këtij sezoni.

Në një stadium me afro 6 mijë tifozë, vendosi një gol i Kristal Abazaj në minutën e 43-të në pjesën e parë. Ndeshja nisi mirë për bardheblutë, që kontrolluan mesin e fushës.

Rasti më i mirë ishte ai i Florent Hasanit në të 24 minutë, me Zogovic që ndali gjithçka. Pjesa e dytë kishte tjetër tablo, me Vllazninë që provoi për të gjetur golin e barazimit, por Bekaj dhe mbrojtja mike i tha “jo”. Kjo është fitorja e parë e Tiranës kundër Vllaznisë këtë sezon, në katër ndeshjet e zhvilluara. Me 56 pikë, Tirana mban kreun e klasifikimit, tetë pikë më shumë se Partizani që ka një ndeshje më pak. Vllaznia me 42 pikë ndodhet në vendin e katërt.