Demokratët nuk e braktisin asnjëherë misionin e tyre, dhe kjo nuk do të ndodh as në zgjedhjet me 14 Maj!

Me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z.Gazmend Bardhi, Kryesia e Degës së PD Vau Dejës, zhvilloi mbledhjen e rradhës, ku u diskutua ecuria e deritanishme e fushatës elektorale, por edhe vendimet për të ardhmen!

Sekretari i Përgjithshëm z.Bardhi, në fjalën e tij deklaroi se mbështet vendimin e Kryesisë së PD, në mbështetje të kandidaturës së Zef Hilës dhe se Bashkia Vau Dejës, duhet të dorëzohet nga uzurpuesit e paligjshëm me 14 Maj!

Kryesia e Degës së PD Vau Dejës, unanimisht është në mbështetje të kandidatit Zef Hila në zgjedhjet e 14 Majit!