Ende ka asnjë gjurmë nga autori i vrasjes së biznesmenit dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak Lezhë Ardian Nikulaj një ditë më parë, i cili u largua pa lënë asnjë gjurmë. Dyshohet se autori është vrasës me pagesë. Që prej momentit të ngjarjes janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorit. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë autorit mendohet të ketë ardhur nga Shkodra dhe duket lëvizur me një motor “Skuter”, kamufluar me skafandër dhe një jelek fosforishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore. Pasi kryen krimin ai largohet sërish qetësisht me motor, duke ndjekur të njëjtin itinerar përgjatë superstradës në drejtim të Shkodrës dhe në zonën e Gjadrit humbet gjurmët. Në këtë pikë ku nuk ka as kamera në rruge mendohet të jetë ndihmuar dhe nga persona të tjerë për tu larguar.

Për të realizuar atentatin ndaj 50-vjeçarit Nikulaj mendohet të kenë bashkëpunuar me një sërë personash, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Nikulajt, duke sinjalizuar autorin për të kryer vrasjen, pikërisht në momentin kur ka hyrë në lokalin CORAL në pronësi të viktimës, në vijën e parë të bregdetit të Shëngjinit. Nga veprimet hetimore të kryera është dalë në konkluzionin se autori ka qenë një vrasës, profesionist duke vepruar qetësisht pa lënë gjurmë dhe pa dëmtuar persona të tjerë që ndodheshin në lokal. Policia ka ushtruar kontrolle në disa vende nga ku mendohet të jetë larguar autori i ngjarjes, por pa arritur të gjeje prova që mund t’i shërbejnë hetimit.
Nikulaj u ekzekutua një ditë më parë në lokalin e tij. Autori ishte i maskuar me, maskë covid dhe një jelek fostorishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore. 50-vjeçari u qëllua me 7 plumba dhe një e kapi në ballë duke e lënë të vdekur në vend.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hasmëria mes viseve që lidhet me vrasje të ndodhura vite më parë, Hasmëria me fisin Palaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë dhe disa vite më pas nga Palajt janë vrarë dy anëtarë të familjes. Por, nuk përjashtohet mundësia se krimi mund të ketë ardhur për shkak të konflikteve që lidhen me biznesin.
Nikulaj ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë, si edhe kishte kandiduar sërish për 14 majin. Ai ka qenë kandidat për deputet në 2021 me partinë e PSD-së.