Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës Benet Beci ka folur sot përmes një lidhjeje Skype për gazetarin e Klan News Besard Jacaj. Beci u shpreh se oferta për të garuar për bashkinë e këtij qyteti erdhi në momentin e duhur të karrierës së tij.
“Kam një prejardhje nga Shkodra, kam një detyrim shpirtëror, familjen, Becët janë një emër i mirë në Shkodër. E pranova me kënaqësinë më të madhe këtë ofertë, ishtë në kohën e duhur pas gjithë eksperiencës time të gjatë. Koha e duhur për të ardhur në Shkodër.”
Ai theksoi se kjo garë elektorale duhet ta ketë fokusin te ndryshimet dhe zhvillimet cilësore të Shkodrës, duke shtuar se ai ka nisur takime me të ndryshme si brenda qytetit ashtu dhe në zonat periferike.
“Kam bërë takime me lagjet brenda dhe jashtë qytetit, në zonat periferike. Kjo për mua është një kohë pune, për të saktësuar problematikat dhe për ta riparë Shkodrën si një qendër dinjitoze dhe për shkodranët. Për një ndryshim dhe zhvillim cilësor për qytetin. Për mua është padiskutim garë e vështirë, sa më të forta aq më të bukura janë sfidat. Është një garë politike dhe ofertash për mënyrën si mund të drejtohet Shkodra, për një bashki në punë që ka mundësi të realizojë detyrat e veta të shtëpisë, për rrugët, mbetjet dhe një sërë gjërash tjerë që janë pjesë e diskutimit. Është një çështje për mënyrat si do diskutohet dhe se si Shkodra do kthehet në një qendër të rajonit.”
Sipas Becit, ndër vite nuk ka pasur një mirë koordinim të punës së bashkisë me qeverinë qendrore, gjë e cila thotë ai duhet të ndryshojë.
“Unë nuk kam qenë asnjëherë politikan, nuk është gjëja që më ka nejt më mirë, ne kemi vërtet probkeme me bashkëpunimin me qeverinë qendrore, për të arritur në investime. Nuk dua të vë faje por të gjitha anët duhet të kishin gjetur një mundësi bashkëpunimi që Shkodra të ketë investime të duhura që i meriton sepse ka potenciale të jashtëzakonshme.”
Janë disa projekte që Beci ka në plan të realizojë nëse zgjidhet si kryetar bashkie.
“Nëse do t’i ndanim në dy grupe, hyrja e Shkodrës duhet të jetë dinjitoze, një kartolinë evropiane e Shkodrës sepse aktualisht nuk ka një hyrje që të fton. Konfuzioni i hyrjes ku liqeni e puna nuk duket, ka fasada të vjetra. PArashikohet një park pranë hyrjes së Shkodrës, një mol për lundrim. Mos harroni se projekti është i nevojshëm për turizmin. Lidhja e Bunës me Ulqinin, lidhja me Shirokën, Velipojën e Shëngjinit që është oferta më e madhe turistike. Velipoja është qyteti me numrin më të lartë të turistëve. Me përfundimin e një segmenti të fundit rrugor, lidhja e Velipojës nëpërmjet Ranës së Hedhun me Shëngjinin, 50 kilometra. Hyrja e Shkodrës, Velipoja dhe gjithë plazhi unik, trashëgëmia kulturore po ashtu. Në Shkodër ka një presion të jashtëzakonshëm artistike dhe sportive, ju e dini sa talente ka. Është shumë e dallueshme se çfarë është në gjendje Shkodra të prodhojë sot e kësaj dite. Teatri “Migjeni” duhet patjetër të rikonstruktohet. Kemi një rrjet shtëpish brenda qendrës së Shkodrës, hyn dhe bën një itenerar turistik dhe është një prodhim ekonomik. Këto kanë një fuqi ekonomike të jashtëzakonshme, Shkodra është e varfër sot dhe ne do mundëosjmë sa më shumë investime të huaja, të jetë e para në Shqipëri.”
Sa i takon marrëdhënies me rivalin e tij politik, kryetarin aktual të bashkisë Shkodër Bardh Spahia, Beci deklaron se gara është mëse e kulturuar dhe shpreson që të vijojë e tillë.
“Unë e vlerësoj atë, është një djalë i mirë dhe një kontribues i fortë në cështjet e PD-së, nuk kemi gjë. Ajo që ne po ofrojmë është një garë e kulturuar, projektesh për Shkodrën. Oferta është shumë më e paqtë dhe me argument sesa një betejë politikë, kështuqë në këtë linjë jemi mirë.”