Sofrat e iftareve jane tipar dallues i muajit te Ramazanit. Besimtaret myslimane, perjetojne ne shoqerine e njeri- tjetrit momente te vecanta.

Iftari i radhes, i shtruar nga shoqata “Istanbul”, ka sjelle edhe nje moment te vecante. Pavaresisht se fushate elektorale, dy rivalet per Bashkine e Shkodres, Bardh Spahia dhe Benet Beci, kane shtrenguar duart.

Kete moment te vecante, e ka evidentuar ne nje publikim ne rrjetet sociale vete Benet Beci, duke shoqeruar fotot me nje koment te shkurter.

“Në iftarin e shtruar mbrëmë nga shoqata V.H.K “Instambul”, një mundësi për reflektim, përulje e respekt për njëri-tjetrin!”, shkruan Beci ne postimin e tij.