Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, në të gjithë Bashkinë Vau Dejës, me partitë aleate dhe të gjithë bashkëpunëtorët që i janë bashkuar koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në rrugëtimin tonë drejt fitores së përbashkët, për t’i kthyer shpresën banorëve të Bashkisë Vau Dejës!

Gjatë këtij takimi, prezantuam programin tonë, për 4 vitet e ardhshme me ndërhyrje konkrete, por mbi të gjitha me investime, që prekin jetën e gjithësecilit në të gjitha njësitë, administrative, në Vau Dejës, Bushat, Hajmel, Vig Mnelë, Temal dhe Shllak.

Ju garantoj se taksat e qytetarëve, do të shkojnë në shërbim të tyre dhe ky është premtimi im përpara të gjithë banorëve!