Stivens Toshkesi është 20-vjeçari i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.
Vrasja ndodhi pranë gjimnazit “Partizani” rreth orës 00:35. I riu u përfshi në një konflikt për motive të dobëta dhe u plagos nga dy të rinjtë e identifikuar si E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç. Toshkesi u dërgua në spital ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al