Kryeministri Edi Rama njofton se ka dalë sot nga spitali një ditë pas operacionit që iu nënshtrua dje për heqjen e apandecitit. Në një publikim në rrjetet sociale, Rama falenderon këdo që është interesuar për gjendjen e tij dhe konfirmon se pas rikuperimit, shumë shpejt do ti bashkëngjitet fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.
Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre. Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju dua shumë, Edi.