Nga Denada Rroji publikuar ne Gegnisht
Modele frymëzimi
Mirë se vjen në GEGNISHT Prof.as.Blerta Dragusha!
Dje vajza e ndrojtur e amël e me mirësi ( që u njohëm në vogli), por nga ana tjetër me nji vullnet dhe edukatë pune spartanè për me arritë rrezultate të shkëlqyeme në çdo nivel të sajin akademik, sot ajo asht nji nga modelet ma të spikatuna te nji akademikeje me integritet të lartë profesional, etik dhe moral.
Cilësi këto të mbrujtuna nga prindërit e saj te përkorë, në veçanti nanën e ndjerë, mësuesen e devotshme Sabahet Spahija.
Ndihem e emocionume ta prezantoj këtë vajzë , grua, nanë dhe mike timen të familjes trashigimi prej dy brezash.
Blerta Dragusha u lind në qytetin e Shkodrës, në një familje të vjetër shkodrane.
Ajo aktualisht asht Profesore në Universitetin e Shkodrës, Fakulteti Ekonomik, Departamenti i Financë-Kontabilitetit që nga viti 1998 duke dhanë kontributin e saj në arsimin e lartë prej 25 vitesh në qytetin e saj të lindjes.
Që prej vitit 2016 asht Dekane e Fakultetit Ekonomik.
Blerta Dragusha u diplomua në bachelor në Administrim-Biznes, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (Korrik 1997), dhe MBA (Master në Administrim Biznesi), nga Universiteti Southern Illinois në Carbondale, SHBA (Maj 2001) . Ndërsa Doktorante, nga Departamenti i Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri (Qershor 2009).
Që nga korriku i vitit 2013 mban titullin akademik “Profesore e Asociuar”.
Ajo ka qenë pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare të implementuara në Rajonin e Shkodrës me impakt në zhvillimin e Fakultetit Ekonomik dhe të rajonit të Shkodrës.
Prof. Dragusha ka gjithashtu përvoja mësimore si profesoreshë vizituese në Universitetin Butler dhe Kolegjin e Komunitetit Sandhills, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Profesor Dragusha ka botuar shumë artikuj në revista shkencore. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë me punime shkencore në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare