Kandidati per bashkine e Shkodres Benet Beci ka takuar banoret ne Dudas, te cilet i kane shprehur shqetesimet e tyre.
“Me banorë në Dudas, ata i shqetëson shumë fakti se kjo zonë nuk njeh investime as në rrugë, as në mirëmbajtje, as në shkolla. Nuk e ndjejnë ekzistencën e policisë bashkiake, nuk ka transport publik, as viza të bardha, as ngrohje në shkollë. Nuk e kuptojnë ku shkojnë taksat e tyre, e me dhimbje e ndjejnë veten qytetarë të dorës së dytë.E megjithatë, ata shpresojnë, kanë nevojë të shprehen e ta tregojnë mendimin e tyre, ata duan të shohin pozitivisht.
Pozitiviteti nuk i mungon Shkodrës, është një energji që e ka e që duhet të mundohemi ta kapim dhe të nisemi nga kjo e mirë, për të kaluar këtë moment të zhvillimit të Shkodrës, e për t’i dhënë çdo qytetari mundësinë për një cilësi më të mirë jetese. Kemi nevoje të ndërtojmë një bashki qe bën punët e shtëpisë mirë dhe shpejt.
Bashkia jonë është shtëpia e përbashkët e të gjithë banorëve të bashkisë Shkodër. Shërbimi, përkushtimi ndaj qytetarit do të jetë parimi drejtues i të gjithë punonjësve të saj, nga roja tek dera tek Kryetari i Bashkisë.”