Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi dhe kandidati për kryetar bashkie i PS në bashkinë Vau Dejës Kristjan Shkreli shtruan një iftar për gjithë besimtarët musliman të asaj zone në këto ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Imami i Barbullushit në Vau Dejës Ervis Molla falenderoi për këtë iftar ndërsa uroi që Zoti ta pranojë agjërimin e besimtarëve.
Kreu i PSD Doshi tha se Vau Dejësi është një zonë e veçantë e cila ngjarjet dhe festat fetare i kremton sëbashku me të gjithë komunitetet fetare.
Muaji i madhërueshëm i Ramazanit, është muaji i sakrificës dhe kushtimit ndaj Zotit e fesë si dhe muaji i begatisë e harmonisë fetare, faljes por edhe i bamirësisë për të përballuar me sukses çdo sfidë me qëllim përmbushjen e veprave të mira dhe kënaqësisë shpirtërore e cila kulmon me agjërimin gjatë 30 ditëve.